GS1.ORG | World wide sites | Shqip | English
 
 
GS1 në Shqipëri
 - Çfarë sigurojmë ne
 - Kontakti ynë
 - GS1
 

GS1 në Shqipëri

GS1 ALBANIA, Zyra Shqipetare e Numerimit Automatik te Artikujve, eshte hapur në Qershor 2006 dhe është anetare e GS1-Global me seli qendrore ne Bruksel, Belgjike.

GS1 ALBANIA ka marre prefiksin e saj nderkombetar, prefiksin 530, i cili vendoset gjithmone ne fillim te bar kodit te produkteve te kompanive shqipetare anetare te
GS1 ALBANIA.

GS1 ALBANIA eshte perfaqesuesja e vetme e Organizates GS1-Global ne Shqiperi, e cila ka CERTIFIKATËN per te drejtat e GS1 dhe autorizimin ekskluziv te percaktoje bar kodin dhe te zhvilloj sistemin EAN/UCC ne vend.

Misioni i GS1 ALBANIA eshte administrimi dhe promovimi i sistemit GS1 ne Shqiperi.

Roli ynë si anëtarë e GS1 konsiston në …

  • Promovimin dhe shpjegimin e perdorimit te sakte te standarteve dhe rregullave te GS1 te gjitha kompanive qe operojne aktualisht ne Shqiperi

  • Alokimin dhe administrimin e kodeve te GS1 te gjitha kompanive shqipetare

  • Kujdesin e nevojave dhe kerkesave te kompanive ne Shqiperi persa i perket implementimit te sistemit GS1 si dhe bashkepunimi me GS1 per gjetjen e zgjidhjeve te ndryshme

  • Sigurimin e udhezimeve dhe specifikimeve teknike per perdorimin sa me te sakte te sistemit GS1