GS1.ORG | World wide sites | Shqip | English
 
 
GS1 në Shqipëri
 - Çfarë sigurojmë ne
 - Kontakti ynë
 - GS1
 

GS1

GS1 eshte nje organizate qe i dedikohet  permiresimit  te eficences dhe transparences gjate gjithe zinxhireve te kerkeses dhe ofertes ne menyre globale dhe sipas sektoreve. Portofoli yne i shumellojshem i produkteve, zgjidhjeve dhe sherbimeve perfshin standartet e sistemit GS1 (sistemi i standarteve gjersisht me te perdorura ne bote) si GS1 Barkodeve, GS1 eCom, GS1 GDSN, GS1 EPC Global dhe Trasabilitetin (gjurmueshmerine). GS1 gjithashtu ofron nje game te gjere sherbimesh, duke perfshire trajnime, certifikime, mbeshtejte teknike dhe keshilla per implemenitm.

  • GS1 eshte nje organizate e integruar gjeresisht ne bote me nje eksperience 30 vjecare ne standartet boterore

  • GS1 ofron nje shkalle produktesh, sherbimesh dhe zgjidhjesh qe ndihmojne ne permiresimin e eficences dhe transparencen e kerkeses dhe ofertes ne treg.

  • GS1 operon ne shume sektore dhe industri

GS1 është gjuha globale e biznesit

Pak histori...

GS1 eshte nje organizate e perfaqesuar ne 104 vende te botes te cilat manaxhojne aktualisht sistemin GS1.

Ne vitin 1974 industrite dhe distributoret nga 12 shtete europiane krijuan nje keshill te posacem per te ekzaminuar mundesite e zhvillimit te nje sistemi standart kodesh, te ngjashem me sistemin e Kodit Universal te Produktit (UPC), krijuar ne SHBA nga Keshilli i Kodit Uniform (UCC).
Ne kete menyre ne vitin 1977 u themelua "Shoqeria Europiane e Kodeve te Artikujve" (EAN) si nje organizate jo-fitimprurese per zhvillimin e nje sistemi UPC te fuqishem.

Sistemi EAN pati shtrirje ne te gjithe Europen. Per kete arsye, kjo shoqeri kerkonte te kishte nje status nderkombetar duke u bere keshtu Shoqeria Nderkombetare e Kodeve te Artikujve e njohur si EAN. Me vone ne 2005 EAN morri emrin GS1 sic njihet edhe sot.

Sistemi GS1 perdoret ne te gjitha fushat prodhuese dhe jo-prodhuese. Avantazhet e aplikimit te tij ne vendet me teknologji te zhvilluar, perdoren ne tregti, prodhim, magazinim, kujdesin shendetesor, aktivitetin botues, banka, librari, laboratore, ne zyra etj.

Sot, me shume se 1.000.000 kompani prej 156 shtetesh nga e gjithe bota jane anetare te organizates nderkombetare qe manaxhon sistemin GS1 dhe aplikojne standarte globale me qellim permiresimin e eficences se zinxhirit te furnizimit.

GS1 vepron ne mbi 20 industri dhe sektore ne 104 vende dhe adreson te gjitha aspektet e zinxhirit te ofertes, duke u mundesuar nje milion kompanive te kryejne me teper se 5 miliard transaksione ne dite.

Anëtarësimi i Shqipërisë

Ne 29 Maj 2006 ne Mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te Organizates GS1, Shqiperia u pranua si organizate anetare e kesaj organizate globale, ku bejne pjese 104 anetare nga e gjitha bota.
Anetaresimi i Shqipersie ne Organizaten globale GS1 u arrit mbas shume perpjekjesh te bera nga nje inisiator i biznesit shqipetar, kryesisht nga sektori i agroperpunimit dhe tregtimit te ushqimeve.
Me pranimin zyrtar te Shqiperise ne Organizaten globale GS1, vendit tone iu akordua prefiksi 530. Aktualisht ne Shqiperi jane me teper se 80 kompani qe perdorin standartet e sistemit GS1 (barkodet), i cili ka ne themel numrin unik te kompanise.
Emri zyrtar i kesaj organizate ne Shqiperi eshte GS1 ALBANIA dhe eshte emer i regjistruar ne Gjykaten e Tiranes  si dhe ne drejtorine e Tatimeve te Tiranes. Kjo organizate vepron konform legjislacionit shqipetar dhe kerkesave te GS1-Global, ne sherbim te biznesit shqipetar.
Me hapjen e kesaj zyre ne Shqiperi, efektive nga dat 01.06.2006, biznesit shqipetar i krijohen mundesira dhe lehtesira me te medha per te perdorur standartet e sistemit GS1 dhe me nje kosto me te ulet.
Qellimi i GS1 eshte permiresimi i manaxhimit te zinxhirit te furnizimit ne nje  shkalle te gjere sektoresh duke i shtuar vleren mallrave si per partneret tregetar ashtu dhe per konsumatoret.