Rregjistrimi në GS1
a- Info
Perse rregjistrimi në GS1 ALBANIA eshte vullnetar, por njekohesisht i nevojshem?
Me rregjistrimin ne GS1 ALBANIA dhe alokimin e bar kodit, kompanite shqipetare automatikisht behen pjese e familjes nderkombetare te anetareve te EAN/UCC, nepermjet se ciles ato lehtesojne aksesin ne tregjet lokale dhe te huaja.
Nepermjet vendosjes se bar kodit ne produktete tyre, kompanite perfitojne gjithashtu lehtesira te tjera qe kontribojne ne permiresimin e proceseve te punes dhe ne rritjen e eficences se punes:
- Artikujt pajisen dhe pergatiten per eksport, si nje lehetesi tregetare ne bote ne tregjet e pajisura me pajisje skanimi elektronik
- Permiresimi i kontrollit te shperndarjes se mallrave ne saje te regjistrimit te cdo shitjeje
- Permiresimi i kontollit te prodhimit ne saje te regjistrimit te stoqeve, e cila kontribon ne uljen e kostos
- Rritjen e informacionit perse kerkohet malli, ku dhe kur
- Uljen e kostos administrative
- Uljen e gabimeve ne administrimin dhe shperndarjen e produkteve, etj
Rregjistrimi ne GS1 ALBANIA dhe marrja e bar kodit te tij, behet nje nevojshmeri per te gjithe kompanite shqipetare sepse tregu I huaj dhe ne te ardhmen edhe tregu shqipetar nuk mund te pranoje mallrat qe nuk kane dhe simbolin EAN/UCC.
b- Aplikimi
Si ju mund te merrni nje numer EAN/UCC?
Rregjistrimi ne GS1 ALBANIA eshte mbi baza vullnetare sipas kesaj procedure:
- Plotësohet aplikimi
- Paguhet kuota e hyrjes dhe kuota vjetore e shërbimit
- Firmoset nje kontrate per te drejtat e detyrimit e te dy paleve
Cdo anetar i ri duhet te paraqes dokumentat e meposhtme prane zyrave te sherbimit te GS1 ALBANIA
- Vendimin e gjykates per regjistrimin ne regjistrin e shoqerive tregetare, apo vendimin e gjykates kur eshte shoqate
- NIPT-in nese eshte shoqeri tregetare
- Numrin e llogarise
- Kodin fiskal
Pas kryerjes se ketyre formaliteteve sherbimi profesional GS1 Albania do ti alokoje prefiksin e kompanise, ne baze te te cilit simboli i bar kodit zhvillohet. Ne varesi te kerkeses respektivisht te numerit te artikujve qe do te identifikohen, anetari mund te zgjedh numerin EAN/UCC me nje kapacitet per shenimin e artikujve nga 100-100.000 barkode, per artikuj te ndryshem.
c- Formulari
Shkarkoni ketu formularin e aplikimit
|