|
|
|
Sistemi GS1
Sisitemi GS1 eshte sistemi i numerimit unik nderkombetar, simbolistikes dhe identifikimit te produkteve, sherbimeve, transportit dhe te vendit. Ky sistem siguron:
- manaxhim eficent te zinxhirit te furnizimit ne sektoret e industries dhe tregetimit
- lehteson transaksionet e biznesit dhe procesin e-commerce (tregetine ne internet) nepermjet evidentimit dhe montorimit te transaksioneve te biznesit
Qellimi i sistemit GS1, qe prej themelimit te tij ne vitin 1974, eshte qe te krijoj nje sistem identifikim uniform ne mbare boten dhe nepermjet bar kodit te siguroj nje gjuhe globale be tregtine nderkombetare.
Sistemi GS1 si system unik boteror per silmbolistiken dhe identifikimin e produkteve siguron:
- identifikim automatik
- informim konteporan dhe aplikim te sistemeve te komunikacionit te biznesit
- kooperim eficient me partneret e biznesit ne te gjithe boten
- promovimin e eksporteve
- rritjen e eficences pune duke arritur rezulatate me te mira te biznesit
Ky sistem po zgjerohet shume shpejt ne teknologji e ne hapesire, me nje prezence ne fusha te ndryshme ekonomike apo sektore te tjere dhe duke marre nje rol te dukshem ne te gjithe proceset e zhvillimt ne bote.
Sistemi GS1 perdoret ne te gjitha fushat prodhuese dhe jo-prodhuese. Avantazhet e aplikimit te tij ne vendet me teknologji te zhvilluar perdoren: ne tregti, prodhim, magazinim, kujdesin shendetesor, aktivitetin botues, banka, librari , laboratore, ne zyra, etj.
Me shume se 1 milion kompani prej 156 shtetesh nga e gjithe bota jane anetare te organizates nderkombetare qe manaxhon sistemin GS1 dhe aplikojne standarte globale me qellim permiresimin e eficences se zinxhirit te furnizimit.
Sistemi GS1 eshte nje set i standarteve per te lehtesuar transaksionet e bizneseve dhe proceset e-commerce (tregtine ne internet) dhe per te permiresuar eficencen ne manaxhimin e zinxhirit te furnizimit duke ulur kostot e teperta dhe duke rritur vleren e mallrave dhe sherbimeve.
Sistemi GS1 eshte i perbere nga nga kater seksione produktesh:
 |
Te dhena globale dhe standarte aplikimi per bar kodet qe perdorin Celesin e identifikimit GS1 per te identifikuar automatikisht mallrat, si Artikujt tregetar, lokalizimin, njesite logjisitike dhe asetet. |
 |
Standarte globale per manaxhimin e biznesit ne internet (e-commerce) qe lejon nje funksionim automatik te shpejt, te sakte dhe eficient te te dhenave te biznesit midis partnereve tregtar bazuar ne dy komponente: GS1 EANCOM dhe GS1 XML.
|
 |
Rrjeti global i sinkronizimit te te dhenave (The Global Data Synchronisation) eshte nje mjedis global automatik i bazuar ne standarte qe ofron siguri, sinkronizim te vazhdueshem te te dhenave duke lejuar qe te gjithe partneret te kene te dhena qendrueshme ne sistemet e tyre ne te njejten kohe.
|
 |
Nje sistem standart global i ri qe kombinon teknologjine RFID (nje sistem identifikimi me radio frekuence), rrjetin ekzistues te komunikimit dhe Kodin Elektronik te Produktit (nje numer per te identifikuar vetem nje artikull) per identifikimin automatik dhe te shpejte te nje artikulli ne te gjithe zinxhirin e furinzimit global, duke treguar eficencen dhe transparencen e ketij procesi.
|
GS1 gjithashtu ofron zgjidhje duke nderfutur nje numer per produktet GS1. Gjurmueshmeria eshte nje zgjidhje per te evidentuar artikujt ne zinxhirin e furinizimit te ushqimeve.
Sistemi GS1 eshte nje sistem shume i gjere qe siguron nje gjuhe globale te njejte per te gjithe eksportuesit, importuesit, prodhuesit, tregetaret duke i garantuar nje treg sa me eficent midis partnereve tregtar ne mbare boten.
|