Grupi Alibaba bashkepunon me organizaten GS1 dhe GS1 Kine per te marre pjese ne rrjetin GDSN

20/09/2016

Grupi Alibaba eshte tregu me i madh online ne bote i cili i ofron konsumatoreve dhe tregtareve sherbime dhe teknologji te ndryshme per aktivitete tregtare ne sistemin e-Commerce. Grupi Alibaba ka rreth 423 milione bleres aktive ne platformen e tyre tregtare ne Kine. Duke u bazuar ne kete informacion, Grupi Alibaba deshiron te zgjerohet dhe te krijoje me teper vlere per tregtaret dhe konsumatoret me pronaret e markave globale. 

Njoftim per Shtyp - Bruksel, Belgjike, 19 Shtator, 2016

Grupi Alibaba fton pronaret e markave qe te adoptojne standartet GS1 per menaxhim te informacionit te produktit dhe te perdorin Numrin Global te Artikullit Tregtar (GTIN) per "identifikim" unik te produkteve te tyre ne tregtine elektronike globale. Te gjithe perdoruesit inkurajohen qe te marrin pjese ne Rrjetin Global te Sinkronizimit te Te Dhenave™ (GDSN®) per shkembim online te informacionit mbi produktet. Kjo do ti ndihmoje pronaret e markave qe te menaxhojne ne menyre me efikase zinxhirin e furnizimit, te japin informacion te standartizuar qe perputhet me ligjet dhe rregulloret e ndryshme dhe te plotesoje kerkesat e konsumatoreve per transparence. Ne besojme fuqimisht se Rrjeti Global i Sinkronizimit te Te Dhenave™ (GDSN®) dhe standartet GS1 do te ofrojne informacion te plote dhe te sakte mbi produktet. Gjithashtu, rrjeti GDSN® do ti ofroje konsumatoreve akses ne permbajtje me te pasur dhe autentike per produket, i cili ndihmon ne rritjen e integritetit te markave dhe permireson eksperiencen e konsumatorit ne industrine e sotme globale te tregtise elektronike. 

Per te promovuar standartizimin e informacionit te produktit, Grupi Alibaba planifikon qe ta kryeje ne faza projektin GDSN®. Ne fazen e pare, do te ftohen te marrin pjese ne projekt pronaret e markave ne kategorite e produkteve per Ushqimet, produktet per Femijet dhe Nenat, produktet e Higjenes Personale dhe te Kozmetikes. Grupi Alibaba do te identifikoje produktet me numra GTIN per te nxjerre informacion mbi produktet te pronareve te markave nderkombetare dhe me pas do te krijohen te gjitha kategorite e produkteve te paketuara.

Te gjitha platformat e Alibabes do te aplikojne standartet GS1 

Te gjitha platformat tregtare per tregtine elektronike te Grupit Alibaba do te zgjerojne skenaret e aplikimit te standarteve GS1 dhe adoptimin e numrit GTIN si identifikues produktesh. Kjo do tu jepet pronareve te markes ne lidhje kyçe (duke perfshire ekspozimin e produktit, prezantimin e informacionit, verifikimin e cilesise, eksperiencen e blerjes, W & L, etj.) Pronaret e markave mund te marrin gjithashtu eksperiencen me te shpejte ne listimin e produkteve si dhe ekspozim te produkteve ne platformat e ndryshme te Grupit Alibaba.

Bashkepunimi midis Grupit Alibaba, GS1 dhe GS1 Kine

GS1 eshte nje organizate globale, jo-fitim-prurese qe zhvillon dhe miremban sistemin me te perdorur ne bote te standarteve ne zinxhirin e furnizimit. GS1 Kine eshte pergjegjese per menaxhimin e barkodeve te produkte ne Kine, dhe gjithashtu operon te vetmen databaze te çertifikuar GS1 te produkteve ne Kine.Grupi Alibaba dhe GS1 Kine kane lidhur me sukses barkodet e produkteve Kineze me informacionin mbi prodhuesit/produktet duke arritur bashkepunim te perkryer ne te gjitha platformat e tregtise elektronike te Alibabes. Objekti i projektit do te zgjerohet dhe me produktet e importuara, ne menyre qe te marrin informacion mbi keto produkte nepermjet rrjetit GDSN® te çertifikuar nga organizata GS1.

GDSN® perbehet nga 33 databaza te çertifikuara ne te gjithe boten (http://www.gs1.org/gdsn/certified-data-pools). Mos hezitoni te na kontaktoni per te kuptuar me mire standartet GS1, menaxhimin e numrave GTIN dhe projektin GDSN nga Alibaba. 

Per me teper detaje mbi projektin, kontaktoni: Bo [email protected] China, Email: [email protected];
Per me teper informacion biznesi dhe nje pasqyre te Grupit Alibaba, kontaktoni: Li [email protected] Group, Email: [email protected];
Per me teper informacion mbi GS1, kontaktoni: Alan [email protected], Email: [email protected]