GS1.ORG | World wide sites | Shqip | English
 
 
Lajme
 - Evenimente kombëtare
 - Evenim. ndërkombëtare
 - Të tjera
 

Lajme


GS1 Kili firmos marreveshjen me Institutin Kombetare te Statistikave per perdorimin e Barkodeve

GS1 Kili dhe Instituti Kombetar I Statistikave, kane rene dakord qe ky ent te perdore barkodet per te qene ne dijeni te cmimeve te produkteve te shportes te cilat perdoren per te llogaritur Indeksin e Cmimit Konsumator.

 

GS1 Kili dhe Instituti I Statistikave kane firmosur nje marreveshje historike nepermjet se ciles Instituti I Statistikave do te perdor barkodet ne gjithe vendin per te mesuar cmimin e Indeksit te Konsumatorit.  Instituti I Statistikave shpreson se kjo marreveshje do te permiresojme ne menyre te qendrueshme, cilesine e ketij treguesi dhe te treguesve te tjere. Menazheri I Pergjithshem i GS1 Kilit Patricio Kastro, ka firmosur marreveshjen per GS1 dhe Mariana Shkolnik, pwr Institutin E statistikave.

Zoti Kastro ka thene se ky eshte nje nder I madh, pasi Instituti Kombetar I Statistikave eshte nje ent i rendesishem ne vend, dhe ndihemi krenar qe po ofrojme eksperiencen e nje organizate si GS1, e cila gjate 30 viteve te fundit ka punuar me devotshmeri per te vene standartet globale ne sherbim te zinxhirit shperndares. Pa nje organizate te tille neutrale si GS1, shume kompani prodhuese ne bote nuk do te kishin standartet qe kane sot. GS1 ka zyrat e saj ne 108 vende te botes dhe me shume se 2 mije punonjes ndihmojne ne arritjen e qellimit tone.

  

Ndersa drejtoresha e Institutit Kombetare te Statistikave zonja Mariana Shkolnik ka thene se ky eshte nje progres I madh ne menazhimin e Institutit, vecanerisht ne keto kohe ndryshimesh te medha qe po peson ai. Sipas saj, Instituti po nderton nje shporte te re sic ben cdo 10 vjet dhe kjo marreveshje eshte mjaft e rendesishme pasi do ndihmoje ne mbledhjen e informacionit te sakte mbi cmimet e mallrave te ndryshme neper markete dhe dyqane.

 

Per kete Institut, marreveshja me GS1 Kilin jo vetem permbush qellimin e uljes se gabimeve te informacionit mbi cmimet e produkteve qe mblidhen nga njerezit, por gjithashtu ndihmon ne permiresimin e cilesise se ketij Instituti.

 

Sipas autoriteteve te Institutit Kombetare te Statistikave, kjo marreveshje ben te mundur qe ky ent te renditet ne nje pozicion drejtues ne Ameriken Latine, pasi do te perdor nje teknologji te re ne rajon. Ajo do te ndihmoje ne permiresimin e imazhit te treguesve dhe statistikave, per shkak te aplikimit te analizave me te holleshishme dhe te sakta.