GS1.ORG | World wide sites | Shqip | English
 
 
Lajme
 - Evenimente kombëtare
 - Evenim. ndërkombëtare
 - Të tjera
 

Lajme


Argjentina, Standartet GS1 ne Eksportimin e Frutave te Fresketa

GS1 Argjentina dhe Sherbimi Kombetare Agroushqimore per Cilesine dhe Sigurine kane rene dakord qe te aplikojne Standartet GS1 si alternativa me e mire per identifikimin e eksporteve.

Keto organizata kane vendosur qe kompanite brenda Programit te Certifikimit te Frutave te Fresketa te Limonit me destinacion Bashkimin Europian dhe tregjet e tjera qe kane rregulla te tilla strikte, tani e tutje do te kene mundesine te pajisen me Barkodet GS1 ne etiketen zyrtare te Sistemit te Informacionit per Gjurmueshmerine e Limonit.

Ne kete menyre, kompanite anetare te GS1 Argjentines do te kene mundesi te unifikojne identifikimin e paleteve me ane te Etikes se SITC ( Sistemit te Informacionit per Gjurmueshmerine e Limonit) dhe do te kene mundesine te gjurmojne frutat bashke me pjesmarresit e tjere te rrjetit te eksportit jashte Sistemit te Informacionit per Gjurmueshmerine e Limonit.

Me 13 Korrik eshte nisur ngarkesa e pare per ne Bashkimin Europian. Ngarkesa e Paleteve i perket Kompanise Vicente Trapani S.A dhe permbanin etiketat e reja. Te dyja sistemet (SITC dhe GS1) jane lexuar kenaqshem ne perputhje me kerkesat e vendosura nga programi per eksportet.